Top Channel/ Kush fiton nga lista e hapur! Braçe dhe Majko rrëfimi i parë për TCH nga terreni
25/03/2025 19:36

“Lista e mbyllur e Tiranës është bunker”, kështu e quajti kryesocialisti Edi Rama skuadrën e Tiranës drejt 11 Majit. E ndërsa në listën e mbyllur me një mandat të sigurt drejt parlamentit janë 12 kandidatë socialistë, beteja e fortë zhvillohet në listën e hapur ku janë vendosur 3 ministra dhe 15 deputetë me 1 apo më shumë mandate. Pritshmëritë e socialistëve sipas sondazheve të tyre të brendshme sugjerojnë 20 mandate në Tiranë.. Kjo tabelë tregon hartën e shpërndarjes së skuadrës socialiste në të gjithë qarkun e Tiranës ku disa prej tyre janë debutues. Në garën e Tiranës duken të avantazhuar ministrat Blendi Gonxhe dhe Ervin Hoxhaj sikurse edhe deputetët Orlando Rakipi dhe Xhemal Qefaliaj nëse shikojnë numrin e votave personal të këtyre dy të fundit, e në parlamentaret e 2021. Xhafaj i madh Fatmiri kur u prezantua skuadra socialiste gjuha e trupit e tregoj jo fort komod, ndryshe nga Xhafa i vogël Etieni, i shfaqur i qeshur me besimin se do të jetë zgjedhje e parë e socialistëve të Baldushkut, Petrelës dhe Farkës Për Fatmir Xhafën ky do të jetë testi i dytë në Njësinë 10, pas thyerjes së hercit në 2021 duke u futur nga dritarja në Parlament. Por një garë brenda listës së Tiranës do të ketë edhe mes zonjave socialiste, ku nga lista e hapur duke respektuar gjininë e përfaqësimit, pritet që pragun e Parlamentit ta kalojnë vetëm dy prej tyre nga lista e hapur. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu u takua në terren me deputetin senator socialist Erion Brace. Paçka se zemrën dhe mendjen e ka në Divjakë, Erion Braçe e gjetëm në një lagje të njësisë 5 ku ai është duke bërë fushatë e shkuar për të nëntën herë në Parlament. Gazetari Muhamed Veliu: Sa komod ose jo komod është Erion Braçe në këtë sfidë të re, në këtë detyrë të re në njësinë 5? Deputeti Erion Braçe: Kjo është puna që unë kam bërë, nëse të tjerët kanë bërë punë të tjera dhe vijnë tani për të kandiduar për deputet me ide të ndryshme, për të kontribuar, për t’u bërë ministra në rastin më egoist apo për të marrë një status, unë këtë punë kam bërë, pavarësisht se më parë kam bërë edhe punën tënde, kam bërë edhe punën e financierit e me radhë, gara është e drejtë jo se ka një listë të hapur apo të mbyllur, në rastin tim unë kam vetëm 6 javë këtu, kolegë të tjerë kanë nga 4 vite, 8 vite, këtu vij për herë të parë, nga kjo pikëpamje për shkak të kohës së ngushtë dhe të pamjaftueshme për të bërë fushatë, unë zakonisht bëj fushatë 3 muaj, nuk bëj fushatë ato 30 ditët që ka.

Top Channel/ “Qiellin e pe sa blu ishte, e provove atë kafen e shëmtut?”, Rama batuta me të riun
25/03 22:49
Top Channel/ Basha replikon me kryeministrin: S’jam duke kërkuar banjo Rame, na trego ku i ke shokët
25/03 22:47
Top Channel/ “PD nuk respektoi primaret”, Majko për TCH: Ne po luajmë në sulm, pala tjetër…
25/03 21:59
Top Channel/ Rama ironizon partitë e reja: 17 ishin për dekriminalizim! S’kanë faj se merr knej…
25/03 20:52
Top Channel/ Kush fiton nga lista e hapur! Braçe dhe Majko rrëfimi i parë për TCH nga terreni
25/03 19:36
Top News – Bashkitë nuk prishin dot lekët. Investimet në 2024, realizuan më pak se gjysmën e planit
25/03 15:21
Top Channel/ Berisha: Dumani mbron Ramën! Mbulon çdo krim dhe vjedhje të kryeministrit
25/03 15:15
Top Channel/ Bizneset e reja, shpallen fituesit! Rama fton të rinjtë që të përfshihen
25/03 15:11
Top News- ‘Emërime antikushtetuese të Ramës në Bashki’, Berisha: E mbron Dumani
25/03 14:54
Top News- Pse nuk po zbuloni kontratën me LaCivita: Ja çfarë thotë Berisha
25/03 14:54
Top News – ‘Statuset e Veliajt i bën Rama’, Berisha akuza të forta kryeministrit
25/03 14:54
Top News – ‘Dyfishim rrogash e buxheti për shëndetësinë’, Berisha prezanton programin
25/03 14:53
Top Channel/ “Kosova po na nxjerr pengesa”, Vuçiç takon të dërguarin e BE-së: “Duam Asociacionin”!
25/03 14:39
Top News- Kush e qeveris Bashkinë e Tiranës! / Berisha-Rama shkeli ligjin! Ndërhyrje brutale
25/03 13:59
Top Channel/ Rama: Shumë shpejt do të kemi në Vlorë godinën për HighTech
25/03 13:36
Top Channel/ “Po përpiqemi me Microsoft që të bëjmë…”, Rama: Ne po krijojmë një potencial të madh
25/03 13:35
Top Channel/ “Lava borxhet e tua”, Basha replika me Ramën: Ke filluar rekruton dëshmitarë të rremë
25/03 13:32
Top Channel/ Berisha zbulon kush i shkruante statuset e Veliajt nga burgu
25/03 13:30
Top Channel/ “Solidaritet me Dumanin”, Rama: Drejtësisë i dhamë shpatën për të “pastruar shtëpinë”
25/03 12:05
Top News- Deputetët e PD ‘harrojnë’ profesionet/ Çfarë deklaruan në formularë
25/03 11:51
PORTOKALLI Portokalli - Bileta