Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi u shpreh kundër krijimit të një qeverie teknike, kërkesë kjo e opozitës për të hyrë në zgjedhje pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Nga Korca, Peleshi tha se politika nuk mund të gjykojë vendimet e gjykatave.