Deputetët socialistë janë vënë në kërkim të koleges së tyre Marjana Koceku, e cila mbrëmjen e të dielës njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS për të vijuar rrugëtimin parlamentar si e pavarur. Disa prej deputetëve të PS i thanë Top Channel se kanë tentuar të lidhen me kolegen e tyre por telefoni i saj është i fikur.