Pak ditë pas miratimit të hartës së re territoriale me 85 vota në Kuvend, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, socialistët sqarojnë se kjo nismë synon të vijojë reformën përtej riorganizimit të hartës territoriale, duke u përqendruar te funksionet e bashkive dhe shërbimet vendore, financat dhe zhvillimi rajonal.