Edi Rama pritet t’i rikthehet fushatës me dy gishta edhe në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo pasi në fletën e votimit, Partia Socialiste do të renditet e dyta. Nga shorti i hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultoi që koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Berishës dhe Metës do jetë në krye te fletës së votimit, ndërkohë subjekti i tretë do të jetë Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, ndërsa pas tij me numrin 4 do të renditet Partia Republikane e Fatmir Mediut.