Socialistët mundën të triumfojnë bindshëm e më një rezultat të thellë edhe në përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë Rrogozhinë. Pas disa orësh numërim ku nuk mungoi edhe ndërprerja për një votë të kontestuar, Edison Memolla u shpall fitues me një diferencë prej 1752 votash, ndryshe nga ajo e 14 majit kur fitoi me 20 vota plus.