Në përfundim të procesit të numërimit për zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut për bashkinë Rrogozhinë fitues u shpall sërish kandidati socialist Edison Memolla, i cili ka thelluar më tej rezultatin e kontestuar të 14 majit e që ccoi në përsëritjen e zgjedhjeve vendore, pas kërkesës për anullim të tyre nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Në këto zgjedhje, përvecc thellimit të rezultatit pati dhe një pjesëmarrje më të lartë në votime.