Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës së tij u ndal te klima politike në vend, duke theksuar nevojën për një qasje më bashkëpunuese mes pozitës dhe opozitës.