Një deklaratë e kryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale Arbjan Mazniku mbi mundësinë e bashkimit të Bashkisë Prrenjas si njësi administrative e Bashkisë Librazhd ka ngjallur reagime të forta mes qytetarëve. Këtë herë pa asnjë bindje politike, qytetarët e Prrenjasit i bashkon ruajtja e identitetit të tyre.