Top Channel/ Provokon Moska, Russia Today rinis transmetimet me mesazhin: ”Kosova është Serbi”!
15/11/2022 19:44

Kanali shtetëror rus, Russia Today rinisi transmetimin transmetimin online të programit të tij në gjuhën serbe, dhe këtë zgjodhi ta bënte me një mesazh, i cili bie mjaft rëndë në këto momente tensionesh në veriun e Kosovës. “Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”, deklaroi kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan. Edhe pse sic shpjegohet në uebsajtin e RT-së në gjuhën ruse, transmetimi i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024, mesazhi mjafton për të treguar mbështetjen e plotë të Moskës për Beogradin, dhe i ngjan një ftese për largim nga rruga e dialogut. "Mesiguri, askund në botë nuk na kanë pritur aq shumë sa këtu. Unë dua t'u drejtohem serbëve të dashur në gjuhën e tyre: 'Vëllezër, shikoni RT'", tha Simonyan në një njoftim zyrtar të televizionit shtetëror rus.Bashkimi Europian e pezulloi në 1 mars transmetimin e disa mediave të mbështetura nga Rusia, përfshirë RT. Blloku evropian ka sanksionuar edhe Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të RT-së në gjuhën angleze. “Sputnik dhe Russia Today janë nën kontroll të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë të autoriteteve të Federatës Ruse dhe janë instrumente të rëndësishme për të rritur mbështetjen për agresionin ushtarak kundër Ukrainës, si dhe për destabilizim të shteteve fqinje”, tha atëherë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Që prej njoftimeve jozyrtare në korrik se Russia Today planifikonte hapjen e një stacioni televiziv në Serbi, BE-ja reagoi duke thënë se pret që Serbia të frenohet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë. Pamjet: AFP

Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01