Njëra nga rrugët e bllokut ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet Ukraina e Lirë” të hënën. Lajmin e dha sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e vlerësoi këtë gjest të Tiranës si një mesazh të qartë se s’mund të rrimë duarkryq pas asaj çka po ndodh me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës