Top Channel/ Provimi në gjuhën shqipe, Maqedonia e Veriut drejt zgjidhjes? Përgatitet drafti!
28/05/2026 11:22

Maqedonia e Veriut pritet të finalizojë këtë javë draftin e vendimit që do t’u mundësojë studentëve shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Lajmi u bë i ditur nga Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, i cili tha se po shqyrtohet edhe mundësia që propozimi të dërgohet për opinion në Komisionin e Venecias. Sipas Salit, drafti përfundimtar mund të miratohet brenda javës dhe më pas do të vendoset nëse modeli i propozuar duhet të kalojë përmes vlerësimit të Komisionit të Venecias. “Gjatë kësaj jave duhet të miratohet drafti përfundimtar dhe më pas të vendoset nëse do të dërgohet në Komisionin e Venecias. Është krejtësisht e parëndësishme nëse do të nevojitet edhe një muaj shtesë për procedurat, rëndësi ka që zgjidhja të jetë funksionale”, u shpreh ai për TV21. Studentët shqiptarë protestuan dy herë para Ministrisë së Drejtësisë në Shkup, duke kërkuar të drejtën që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Protestat e tyre u shoqëruan me reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa mbështetje pati edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Edhe në Tiranë u organizua një protestë simbolike nga studentë shqiptarë, të cilët marshuan nga Sheshi “Skënderbej” drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Me pankarta ku shkruhej “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve” dhe “Jemi bashkë”, protestuesit shprehën solidaritet me studentët shqiptarë në Shkup. Protesta u shoqërua me këngë patriotike dhe thirrje mbështetëse për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sali bëri të ditur se çështja nuk lidhet vetëm me provimin e jurisprudencës, por me një problem më të gjerë që prek dhjetëra provime profesionale në vend. Sipas tij, institucionet kanë identifikuar më shumë se 40 provime të ndryshme profesionale ku duhet të gjendet një zgjidhje për përdorimin e gjuhës shqipe. Sipas autoriteteve, nuk po përgatitet një ligj i ri, por ndryshime në legjislacionin ekzistues, në mënyrë që zgjidhja të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46