Këtë të enjte është provimi i parë i Maturës Shtetërore 2023, ku mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të gjuhës së huaj. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Sipas rregullores së re, provimet do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera.