Gjatë leximit të vendimit duke e dënuar Hashim Thacin me 25 vite burg gjyqtari amerikan Charles L. Smith në mbështetje të gjetjes fajtor soli edhe rastin e vrasjes të vrasjes të Behajdin Allaqit. Madje shkoi shumë më tej, duke arritur në përfundimin se Thaçi kishte marrë pjesë personalisht në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e tij. Përmes një postimi në platformën X, Luka Misetic avokati amerikano-kroat i Hashim Thacit, e quan si shumë të dobët argumentimin e gjykatës për këtë episod.