Qytetarët që po zhvillojnë ditën e 58-të të protestës kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke tentuar bllokimin e qarkullimit. Protesta e sotme përkon me seancën plenare në Parlament, e cila nis në orën 10:00. Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie, duke vendosur një perimetër të njëjtë me atë të seancës së së enjtes dhe duke angazhuar forca të shumta në zonën përreth Kuvendit.