Teksa presidenti Emanuel Macron zhvilloi homazhe në memorialin e burgut Montluc, protestuesit për reformën e pensioneve nuk e lanë të qetë. Mijëra francezë, të vendosur për të kundërshtuar reformën e rritjes së moshës së pensioneve, zhvilluan protesta në Lion. Gjatë kohës që po zhvilloheshin homazhet, ata nuk nguruan të ngrinin sërish zërin për vendimin e Marcron, të cilin e konsoderojnë të padrejtë. Një protestuese shprehu shqetësimin e saj për shtyrjen e moshës së pensioneve me dy vite, që e konsideron shumë të lodhshme për personat që punojnë ende.