Protesta është futur sot në ditën e saj të 116-të. Si çdo ditë tjetër, protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku mbajtën fjalimet e përnatshme, poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Edhe sot tubimi është shoqëruar me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike.