Në tubimin e 98-të përpara kryeministrisë protestuesit premtuan ta zgjerojnë aksionin që nga e marta. Vendi ku do të takohen do jetë godina e Parlamentit, ku u shprehën se do të presin deputetët në nisje të sesionit me vezë, miell e domate. Pas fjalimeve të zakonshme përpara kryeministrisë ku u kërkua sërish dorëheqja e qeverisë, por edhe e gjithë klasës politike, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit me të njëjtat thirrje.