Top Channel/ Protestuesit letër ambasadave, zbulohen emrat e 13 koordinatorëve
26/06/2026 23:28

Për herë të parë, pas 27 ditësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët i drejtohen me një letër publike ambasadorëve dhe shefave të misioneve diplomatike të vendeve perëndimore të akredituara në Shqipëri. Në letrën e firmosur nga anëtarët e grupit koordinues të protestës, emrat e të cilëve tashmë bëhen publikë, paraqiten pesë kërkesat e tyre, që nga dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës së vjetër politike, dhe krijimi i një qeverie tranzitore jopartiake me mandat 12-mujor. Kërkesat e protestuesve u lexuan edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 27 të tubimit. Mes thirrjeve për të vijuar betejën në shesh qytetarët kërkuan edhe anulimin e zgjedhjeve të ardhshme. Për herë të parë, në protestë u artikuluan sulme edhe ndaj Ramush Haradinajt dhe Ali Ahmetit, të cilët dolën kundër protestave në Tiranë. Ndërsa të shtunën protestës pritet t’i bashkohet sërish diaspora, në shesh nuk mungojnë edhe pankartat për Çamërinë. “Çështja çame kërkon veprim, jo fjalë”, ishte mesazhi në protestën e 27, që përkoi me 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Me flamuj kombëtar në duar dhe thirrjet për dorëheqje të politikës, qytetarët zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit. Rreth mesnatës ata mbyllën protestën para Kryeministrisë për t’u rikthyer sërish të shtunën.

Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23