Përpara kryeministrisë ishte vendtakimi i protestuesve edhe në ditën e 65-të të protestës. Por pak para se të nisnin fjalimet ku kërkohet dorëheqja e qeverisë, një protestues u ndje keq, me gjasa edhe nga vapa e këtyre ditëve të gushtit Në fjalimet e përditshme protestuesit nuk kurszen akuzat as ndaj SPAK-ut. Fjalimet ia lanë vendin marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërsa refreni mbetet i njëjti