Protestuesit janë mbledhur sërish këtë të premte në Tiranë, në ditën e 41-të të protestës, duke vijuar tubimet e tyre kundër qeverisë. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një nga kërkesat kryesore mbetet edhe largimi nga skena politike i të gjithë klasës politike. Tubimi po zhvillohet në kryeqytet, ndërsa protestuesit pritet të marshojnë dhe të mbajnë fjalime, duke përsëritur thirrjet e tyre për ndryshim politik. Situata deri më tani paraqitet e qetë, ndërsa pritet që protesta të vijojë gjatë mbrëmjes.