Top Channel/ Protestuesit francezë rrahin nipin e Brigitte Macron, reagon shefi i Elizesë!
17/05/2023 18:23

Tetë protestues anti-qeveritarë në Francë përfunduan në pranga pasi rrahën Jean-Baptiste Trogneux, nipin e Zonjës së Parë, Brigitte Macron. Incidenti ndodhi në qytetin Amiens, në veri të vendit fill pas një fjalimi televiziv që kishte mbajtur shefi i Elizesë. Macron reagoi menjëherë duke e cilësuar këtë një gjest prej burracakësh dhe një akt të papranueshëm dhune që nuk ka vend në një demokraci. Trogneux u sulmua përpara dyqanit të cokollatave të familjes, i cili është vënë vazhdimisht në shënjestër të demonstruesve. Ndërhyrja e fqinjëve të 30 vjecarit bëri që agresorët të largoheshin. Teksa priste rezultatet e skanerit të të birit të goditur në pjesë të ndryshme të trupit, babai i tij u shpreh i indinjuar duke thënë se “kjo e mbushi kupën’. Reforma e qeverisë së Macronit për rritjen e moshës së daljes në pension, ka shkaktuar pakënaqësi në vend dhe prej muajsh, rrugët e qytetëve të Francës janë mbushur nga protestues të zemëruar. Ata argumentojnë se edhe mënyra të tjera për ta financuar sistemin e pensioneve, duke sjellë këtu si shembull vendosjen e një takse për të pasurit ose për punëdhënësit. Sindikatat kryesore franceze kanë bërë thirrje për një raund tjetër demonstratash dhe grevash mbarëkombëtare më 6 qershor. Pamjet: AFP

Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Jakup Krasniqin, Specialja e dënon me 25 vite burg Jakup Krasniqin
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56
Top News – Huthit, dronë drejt Mekës / Shkatërrohet para se të arrinte qytetin e shenjtë
16/09 11:53
Top News – SHBA vendos armë në hapësirë / Kina paralajmëron: Po nxit garën globale të armatimit
16/09 11:34
Top News – ‘Bota duhet të dridhet’/ Paralajmëron bosi i OpenAI: Frika është e justifikuar
16/09 11:33
Top Channel/ “Behajdin Allaçin u arrestua pas një mosmarrëveshje me Thaçin”, Smith: Pas asaj dite…
16/09 11:27
Top Channel/ Specialja për Veselin: Mori pjesë personalisht në ndalimin e vrasjen e Behajdin Allaçit
16/09 11:26
Top Channel/ “Thaçi kontribuoi në zbatimin e planit kriminal të përbashkët”, Smith: mori pjesë në…
16/09 11:25
Top News – Raketa më të mëdha e më të lira / Lufta në Ukrainë rrit kërkesën në Evropë
16/09 11:25
Top News – Çmim rekord karburanti në Gjermani / Kancelari premton ndërhyrje me taksa dhe tarifa
16/09 11:23
Top Channel/ Specialja: Krerët kishin synim pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik
16/09 11:07
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Specialja: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së
16/09 11:06
Top Channel/ “UÇK arrestuan 385 të pa përfshire në luftë”, specialja: U torturuan 303 prej tyre
16/09 11:06
Top Channel/ Vendimi i Speciales, eksperti për REL: Precedent për drejtësinë ndërkombëtare!
16/09 10:58
Top Channel/ Tinderi “zbulon” një skandal në NATO/ Oficeri spanjoll përfundon nën hetim
15/09 23:19
Top Channel/ “IA është si një inteligjencë aliene”, Bill Gates ngre alarmin për atë që po vjen
15/09 23:18
Top Channel/ SHBA nis shkurtimet për ushtrinë në Ballkan, preket Maqedonia e Veriut
15/09 23:09