Protestat kundër projektit të resortit në Zvërnec kanë vijuar, ku një grup qytetarësh janë ndalur para lokaleve të zonës, duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen. Me thirrjet “çohuni nga kafja”, protestuesit u kanë kërkuar banorëve dhe pushuesve të lënë aktivitetet e përditshme dhe të bashkohen në tubimin e tyre kundër projektit që planifikohet në zonë.