Dhjetëra mijëra vetë kanë dalë nëpër tubime pro-demokracisë në Brazil, duke përcjellë indinjatën e tyre ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro. Turmat e mbledhura në qytetin më të madh të vendit, São Paulo, thërrisnin me të madhe se Bolsonaro duhet të shkojë në burg.