Top Channel/ Protestuan për kthimin e burrave nga Ukraina, gratë ruse shoqërohen në polici dhe…
24/09/2024 18:09

Të paktën dy nga rreth 20 gra dhe nëna të ushtarëve të mobilizuar rusë, të cilët po luftojnë në Ukrainë, përballen me aktakuzë për organizimin e një aktiviteti publik të paautorizuar, pas protestës së tyre në fundjavë përballë ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, ku kërkuan që burrat e tyre të kthehen në shtëpi. Gratë u thirrën në një stacion policor dhe u morën në pyetje pasi shpalosën pankarta me kërkesat e tyre. Ndaj dy prej tyre, Anna Bogatchenko dhe Anastasia Slavik, u ngrit aktakuzë, raporton OVD-Info, një organizatë që vëzhgon shkeljen e të drejtave të njeriut në Rusi. Protesta në kryeqytetin rus më 21 shtator përkoi me datën e dy vjetëve më parë, kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për thirrjen e burrave në atë që zyrtarët rusë e quajnë “operacioni i posaçëm ushtarak” në Ukrainë. Këto gra kërkuan takim me ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, dhe kthimin e të dashurve të tyre nga lufta në Ukrainë. Pasi ato thanë se do të qëndronin pranë ndërtesës së Ministrisë gjatë natës, policia i shpërndau me forcë, duke i ndaluar përkohësisht disa prej tyre. Në tetor të vitit 2022, Putini njoftoi se mobilizimi i pjesshëm kishte përfunduar, por ai nuk e nënshkroi asnjëherë një urdhër për këtë, duke thënë publikisht se nuk kishte nevojë për një gjë të tillë. Më vonë, ai njoftoi se burrat e thirrur në ushtri do të qëndronin në Forcat e Armatosura deri në përfundimin e luftës. Mungesa e një dekreti për përfundimin e mobilizimit të pjesshëm ua mundëson autoriteteve t’i mbajnë akoma burrat të dislokuar në Ukrainë, pasi regjimi ligjor vazhdon të jetë në fuqi. Pas njoftimit për mobilizim nga Putini dy vjet më parë, qindra mijëra qytetarë rusë u larguan nga vendi, kryesisht drejt Kazakistanit, Gjeorgjisë, Mongolisë dhe Turqisë, për t’i shpëtuar thirrjes në ushtri. Pushtimi i Ukrainës është shndërruar në katastrofë për Rusinë, pasi ua ka marrë jetën dhjetëra mijëra ushtarëve, e ka dëmtuar ekonominë e vendit dhe i ka shkatërruar marrëdhëniet e vendit me Perëndimin. Putini i ka ndaluar me ligj kritikat kundër luftës dhe Forcave të Armatosura për ta shtypur çdo kundërshtim.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20