I nxehti përvëlues ka lodhur qytetarët, që çdo vit e më shumë përballen me temperatura disa gradë mbi mesataren gjatë stinës së verës. Përballë këtyre ndryshimeve klimatike, nuk po ndërmerren veprimet e duhura politike, theksuan mijëra zvicerane që dolën në protest në Gjenevë dhe Lozanë. Demonstrata u zhvillua me thirrjen e më shumë se 100 organizatave dhe partive politike, të bashkuara nën sloganin “Jo verë me 50 gradë!”