Në mars të vitit 2022 organizata Europa Nostra e renditi Urën e Zogut ndër 7 monumentet më të rrezikuara, e ndërsa sot inxhinieri dhe arkitekti nga kjo organizatë inspektuan nga afër këtë urë. Kujtojmë se një muaj më parë njëra nga këmbët e urës pësoi një shembje prej disa centimetrash duke rrezikuar seriozisht shembjen e saj.