Protesta kundër traut në parkun kombëtar të Divjakës është tensionuar këtë të premte, ku banorët janë përplasur me policinë. Ata thyen xhamat e kabinës, në të cilën ishte planifikuar që të mblidhej pagesa që do të kryenin banorët për të hyrë në parkun kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Ky vendim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nuk kundërshtohet vetëm nga banorët e zonës, por edhe nga vetë bashkia.