Banorët e fshatit Kryezjarr në Elbasan kanë protestuar sot për dëmtimin e rrugës nga mjetet e tonazhit të rëndë që po punojnë për ndërtimin e nënstacionit elektrik. Ata bllokuan hyrjen e nënstacionit me pankarta më duar duke deklaruar se nga dëmtimi i rrugës së fshatit preken rreth 200 banorë.