Kundër shtrembërimit të historisë, organizatat e dala nga lufta e Kosovës protestuan para kuvendit të Kosovës, institucionit që e mbështeti ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat. Veteranët protestën e nisën para rrethojave të institucionit. Meqë nuk u lejuan të hyjnë brenda, veteranët të revoltuar thyen kordonin e policisë, duke hyrë me forcë deri të dera kryesore e objektit. Aty, paraqitën kundërshtimin e ashpër ndaj autorit të ekspozitës Shkëlzen Gashit. Veteranët akuzuan edhe kabinetin qeveritar, siç thanë ata që është i mbushur me ministra anti-UÇK. Veteranët protestën e vazhduan nën thirrjet “tradhtarë”, drejtuar institucioneve kryesore të vendit. Të shënuar me të kuqe dhe të zezë para hyrjes së posaçme për deputetë lanë mesazhin e tyre. “UÇK” e “Poshtë tradhtarët”, tash shkruan para parlamentit, objekt i cili u ngjyros me të kuqe në shenjë proteste. Pjesëmarrësit ekspozitën me gabime e shohin si fyese për historinë e lavdishme të vendit.