Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan kanë protestuar këtë të diel për 20-vjeçarin Fiori Sula i cili gjeti vdekjen në një aksident në unazën jugore të qytetit. Sipas banorëve ky nuk është aksidenti i parë, ata çdo ditë rrezikojnë jetën nga një dalje e parregullt këmbësorësh e cila pret në mes aksin nacional Elbasan Librazhd. Ata kërkojnë zgjidhje për të kaluar rrugën të sigurt.