Banorët e zonës së 5 majit që preken nga projekti i ndërtimit të lagjes së re dhe banorët e Laprakës që preken nga projekti për Unazën e Madhe protestuan sot para godinës së parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës. Ata kërkuan dëmshpërblim dhe transparencë lidhur me projektet Banorët paralajmëruan protestë ditën e shtunë në orën 5 pasdite tek ish-sheshi Shqiponja.