Disa qytetarë janë mbledhur këtë pasdite pranë ministrisë së Brendshme për të protestuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia nga një gomone në plazhin Potam të Himarës. Ndonëse më të paktë në numër se të enjten, protesta po mbahet para Ministrisë së Brendshme, ndërsa kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.