Protestat kundër projektit "TID" janë rikthyer sërish para Bashkisë së Durrësit. Përfaqësues të 74 familjeve që preken nga shpronësimet u mblodhën në protestë në të njëjtën kohë me zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Me pankarta në duar, banorët e cilësuan procesin të padrejtë e të njëanshëm dhe kërkuan dorëheqjen e kryetares E. Sako. Protesta u bë pjesë e debateve brenda sallës së Këshillit Bashkiak. Këshilltarët e opozitës kërkuan të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe propozuan që fondet e disponueshme të përdoren për të përmbushur kërkesat e tyre legjitime.