Edhe shqiptarët në Washington DC i janë bashkuar protestave kundër investimit në Zvërnec. Të mbledhur në një tubim simbolik, ata shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe kërkuan anulimin e tij. Me pankarta në duar, pjesëmarrësit theksuan mbështetjen për protestat që po zhvillohen në Shqipëri dhe bënë thirrje për mbrojtjen e zonës së Zvërnecit.