Në solidarizim me qytetarët e Shqipërisë, dolën në protestë edhe qytetarët e Kosovës. Para ambasadës së shtetit shqiptar në Prishtinë, protestuesit dolën në mbrojtje të natyrës e tokës. Sot jemi mbledhë këtu për me e shpreh solidaritetin tonë me protestat në Shqipëri, që janë duke u bë për me e mbrojt tokën edhe natyrën në Zvërnec, Sazan e përtej Protestuesit mbanin në dorë pankarta që shprehnin kundërshtimin e tyre me zhvillimet e fundit në Shqipëri. “Atdheu nuk është në shitje”, “Tokat shqiptare u përkasin shqiptarëve” e “Mos e vidhni Shqipërinë”, ishin thirrjet e protestuesve, që kundërshtojnë siç thanë ata privatizimin e tokave.