Rreth 200 të rinjë, aktivistë të organizatave mjedisore protestuan të shtunën kundër ndërtimin e aeroportit të Akërnisë, në peisazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë. Të rinjt kanë mbërritur nga kryeqytetit dhe qytete të ndryshme për të kundërshtuar vijimin e punimeve. Ndërsa sipas ekpertit të mjedisit Zudjon Vorpsi punimet për ngritjen e aeroportit të Vlorës duhet të pezullohen menjëherë, sepse projekti është në kundërshtim me Konvetën e Bernës, e cila ndryshe njihet si konventa që mbron jetën e egër dhe mjedisin. Nëse punimet e aeroportit nuk ndalohen, protestuesit do t’I drejtohen organeve të drejtësisë.