Protesta e banorëve të disa fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinëz ka nisur me përplasje mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë së kompanisë Bankers Petroleum. Sipas banorëve të zonës kompania Bankers Petroleum, pronarëve të tokave nuk i ka dhënë qiratë që është përcaktuar në kontratë.