Banorë të qendrës historike të qytetit të Durrësit protestuan, paraditen e së mërkurës, kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre, për t’i hapur rrugë projektit të zhvillimit të parkut arkeologjik. Sipas banorëve, të ndërtuara prej dekadash, shtëpitë e tyre janë pjesë e historisë së qytetit dhe bashkëjetesës së banorëve me objektet e trashëgimisë sonë kulturore.