Një protestë paqësore në mbështetje të liderëve të UÇK-së që presin vendimin e gjykatës në Hagë më datë 16 shtator është zhvilluar sot në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Bronx të Nju Jorkut. Organizatorë të protestës ishin prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, dhe Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut nga distrikti i 13-të, ku shërbeu nga viti 2018 deri në vitin 2021.