Mijëra qytetarë mbrëmjen e së premtes e kanë vazhduar protestën kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nën thirrjet "Jo në emrin tim" dhe "UÇK" e të veshur me flamujt kuq e zi, protestuesit vërshuan sheshet e Prishtinës për herën e dytë brenda ditës. Atyre iu bashkuan edhe familjarët e ish-krerëve të UÇK-së e deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Çlirim Haziri, një prej organizatorëve të protestës së natës tha se janë mbledhur për të mbrojtur historinë e Kosovës e kërkuan ndryshimin e ligjit për gjykatën speciale.