Fermerët dhe blegtorët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit protestuan këtë të diel kundër skemës së subvencioneve. Protestuesit u grumbulluan pranë Urës se Kuçit në rrugën Lushnjë- Berat duke bllokuar dhe aksin rrugor. Fermerë e blegtorë thanë në protestë se i konsiderojnë skemat mbështetëse prerje në bese, për shkak se nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë e tyre. “Fondi i skemave mbështet njerëzit që janë afër qeverisë, një pjesë e madhe e buxhetit të përcaktuar për fermerët i kalon Universitetit Bujqësor dhe bashkive për ndërtimin e tregjeve. Nuk janë mbështetur blegtorët duke rritur tavanin për krerë nga 5 behet ne 10 koke bagëti. Kjo skemë sipas protestuesve mbështet ndërtimin e serave të reja ndërkohë që po braktisen serat ekzistuese. Për të gjitha këto probleme fermerë e blegtorë thanë se do të vazhdojnë protestat.