Mesdita e të shtunës nxori në sheshet e Prishtinës qytetarët e Kosovës për të kundërshtuar dënimin e ish – Komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa nga Gjykata Speciale në Hagë. “Jo në emrin tim” e të prirë edhe nga djali i Komandant Calit, protestuesit thonë që padrejtësisht Mustafa u dënuan me 26 vjet burg për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.