Në mbrojtje të vajzave dhe grave u mbushën rrugët e Prishtinës. Protesta mori shkas nga përdhunimi i 11 vjeçares nga pesë persona, e për ta u kërkua dënim maksimal. Shumë gra e nëna iu bashkuan protestës për të kërkuar më shumë siguri për fëmijët e tyre.