Pasqyrimi në mediat e huaja i protestave qytetare në Shqipëri ka nxitur reagimin e disa prej agjencive ndërkombëtare të udhëtimit. Operatorë turistikë shqiptarë bëjnë me dije se partnerët e tyre, veçanërisht nga tregu gjerman dhe ai çek, kanë shfaqur pasiguri përsa i takon rezervimeve të minutës së fundit.