Protestat kundër çmimit të naftës vazhdojnë. Mëngjesin e së premtes u protestua në Lushnjë dhe Korçë. Protesta e Lushnjës u zhvillua në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në aksin nacional Lushnjë-Fier, ku u mblodhën banorë të njësive administrative. Ata bllokuan rrugën për më se gjysmë ore.