Para 3 ditësh në Zvërnec qytetarët e zonës protestuan para zonës së rrethuar, ku ndodhi edhe incidenti skandaloz i tërheqjes zvarrë të një qytetari nga rojet e kompanisë private të sigurimit që qëndronte brenda rrethimin. Top Channel ka siguruar pamje nga heqja e telave me gjemba të cilat ishin vendosur përgjatë të gjithë gardhit.