Top Channel/ Protestat në Serbi, DASH: Të shqyrtohen parregullësitë me OSBE-në
25/12/2023 22:59

Pas protestave të nisura në Serbi nga opozita për anulimin e procesit zgjedhor, Departamenti amerikan I shtetit I kërkoi autoriteteve serbe që të shqyrtojnë pretendimet për parregullsi me OSBE-në. Legjitimiteti zgjedhor, sipas DASH, varet nga transparenca dhe gatishmëria e aktorëve politik për të njohur rezultatin zgjedhor. “Mbetemi të angazhuar për të bashkëpunuar me Serbinë për forcimin e demokracisë dhe rendit e ligjit, avancimin e bashkëpunimit rajonal, rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë është me Perëndimin,”, tha departamenti amerikan I shtetit për Zërin e Amerikës në një përgjigje të dhënë me shkrim për protestat në Beograd. Portestat të cilat po vijojnë prej afro tetë ditësh nisën pas thirrjeve të grupi opozitar “Serbia kundër dhunës”, se zgjedhjet u manipuluan nga partia fituese e presidentit Aleksandër Vuçiç. Deri më tani policia ka arrestuar rreth 38 persona që morën pjesë në tubimin e të dielës ku u sulmua Kuvendi. Ndërkohë disa nga politikanët e opozitës kanë filluar një grevë urie. Protesta pati dhe këtë të hënë ku grupe studentësh bllokuan disa rrugë në Beograd duke kërkuar hapjen e listave të votuesve në kryeqytet. Ata paralajmëruan bllokim të mëtejmë rrugësh nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36