Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara kundër qeverisë, duke i cilësuar ato si ndër më të fuqishmet që janë organizuar kundër kryeministrit. Sipas Berishës, në themel të zemërimit qytetar qëndrojnë vendimmarrjet e qeverisë të marra pa transparencë dhe pa konsultim publik. Ai u shpreh se mungesa e informimit dhe e debatit me qytetarët për projekte të rëndësishme ka krijuar mosbesim dhe pakënaqësi të madhe në opinionin publik.