Kanë vazhduar për të tretën ditë rresht protestat e shoferëve të kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor, që kanë bllokuar dhjetëra pika kufitare drejt hapësirës Shengen, në shenjë kundërshtimi ndaj pasojave të sistemit të ri digjital të BE-së për hyrje-daljet (EES). Bllokadat në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, kanë shkaktuar kolona të gjata kamionësh dhe ndërprerje serioze të qarkullimit tregtar.